Aktualitet

Basha rrëzon kërkesën e Berishës: Nuk do ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 20/09/21 |
mapo.al

Pas përjashtimit që i bëri nga grupi Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për të mbledhur firma në mënyrë që të thirret Kuvendi Kombëtar i PD-së.






Sipas kreut të PD-së, nuk do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar dhe asnjë organi në PD. Basha më tej ka shtuar se nuk do të lejojë që në PD të krijohen grupe apo deputetë që dalin kundër SHBA.


Edhe një herë kreu i PD-së i ka cilësuar amerikanët si partner strategjik të PD-së dhe sipas tij ky partneritet do të vazhdojë mes partisë që ai drejton dhe SHBA.







Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha mësohet të ketë thënë sot se kërkesa për Berishën ka ardhur nga zyrtarë të lartë të SHBA dhe informacionet i di vetë ai si dhe ish-kryeministri Berisha. Sipas Bashës këto informacione nuk do i tregojë kurrë.



“Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë”, u shpreh Basha.

Lexo edhe :  Berisha tregon planin për të ardhmen, Foltorja në gjithë Shqipërinë


4 ditë më parë Sali Berisha në fund të takimit që realizoi me demokratët u shpreh se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do t’i kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës. Por mesa duke Basha nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Ndërkohë debate të forta mësohet se janë zhvilluar në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.

MAPO raportoi më herët se debatet janë zhvilluar mes deputetit Flamur Noka dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Noka i ka kërkuar shpjegime kreut të demokratëve mbi ecurinë dhe vendimin për Sali Berishën, ku ky i fundit u përjashtua nga grupi Parlamentar i PD me vendim të Bashës.

Ndërkohë Noka nuk është në të njëjtin mendim me Bashën duke u shprehur haptazi kundër përjashtimit të Berishës.

Në ballafaqimin mes këtyre dy figurave të PD-së, mësohet se Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”. 

LEXO EDHE: 

Debati/ Noka: I ngule thikën Berishës! Basha: Nuk lejoj grupe anti-SHBA

22


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas