Kryesore

Basha: S’e kemi braktisur Reformën Zgjedhore, Rama e keqe e madhe që duhet të largohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:01 - 22/05/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat tha se opozita dhe PD nuk e kanë braktisur asnjëherë tryezën e Reformës Zgjedhore dhe puna në të do të vazhdojë.


“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar TK do të shkatërronte dhe Reformën Zgjedhore dhe të merrte peng procesin e integrimit tani doli zbuluar. të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë Reformës Zgjedhore dhe integrimin e vendit.


Ne jemi të vendosur që të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që ti japë mundësinë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për tu bashkuar në jë votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.


Ne nuk dol ta braktisim Reformën Zgjedhore. Nuk jemi larguar asnjëherë që tani të rikthehemi. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën”, tha Basha.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas