Kryedmokrati Lulzim Basha e konsideron kryeministrin Edi Rama si të rënë publikisht dhe moralisht, brenda dhe jashtë vendit, pasi është përgjegjës për situatën e krijuar ne vend dhe kjo është kuptuar edhe nga faktori i rëndësishëm ndërkombëtar, ndërsa opozita sipas tij ofron zgjidhje dhe pertneritet të qëndrueshem me shtetet mike.
“Kemi një vetëndërgjegjësim të faktorit ndërkombëtar, që kështu nuk mund të ecet më tej dhe se tek opozita shqiptare kanë një partner të qëndrueshëm”-tha Basha, gjatë intervistës së djeshme në “Syri.tv”.
Më tej ai zbuloi se brenda pak kohësh do të udhëtonte drejt Uashingtonit, ku do të mbante takime të nivelit të lartë politik. Kryedemokrati theksoi se në çdo vizitë të rëndësishme që ka pasur në SHBA nuk ka shkuar për të “siguruar një foto”.
Gjithashtu i dha përgjigjie edhe diskutimit më të fundit ku për një foto të kryeministrit Rama me ish-presidentin amerikan Barak Obama janë dënuar dy persona në SHBA.
“Ai ka shkelur ligjet federale dhe duhet të hetohet”-theksoi Basha.
Gjatë intervistës, kryedemokrati konstatoi se oferta e Ramës për të “ftuar” opozitën të merrte pjesë në diskutimin mbi Reformën Zgjedhore, duke u fshehur pas OSBE, ishte një kurth i kryeministrit, por që nuk u realizua.
“Opozitës iu ngrit një kurth, në momentin që Bundestagu po përgatiste kushtet që iu vunë Shqipërisë për hapjen e negociatave, i takonte Qeverisë që të bënte një propozim, dhe të mos mjaftohej me batuta dhe fletë-rrufe. Rama tentoi të fshihte krizën përmes një tryeze të rrumbullakët, që ne t’i thonim JO pjesëmarrjes në të dhe ai të deklaronte se me këtë opozitë nuk punohej.
Pjesëmarrja jonë në tryezë i tregon aleatëve tanë europianë dhe amerikanë se ne jo vetëm kemi vullnetin, por ofrojmë edhe zgjidhjet”, tha Basha.
Kreu demokrat tha se nuk e dinte nëse OSBE ishte pjesë e këtij kurthi, apo ra në kurthin e ngritur nga Edi Rama.
LEXO EDHE:
Basha: Krizën e zgjidh vullneti politik, përkrah sistemin maxhoritar