Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ ka folur për debatin e ditëve të fundit lidhur me çështjen e Kosovës dhe akuzat ndaj kreut të PD Lulzim Basha.
Rama thotë se nuk e anatemon Bashën si tradhtar, por kërkon një shpjegim nga ai për rolin e tij si hetues i UNMIK në Kosovë në kohën e luftës.
Rama thekson se, Basha, kur vjen puna për t’u përballur me të shkuarën i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve, ndërsa sa i përket masakrës së Krushës së Madhe dhe kasetës, ai shton se dëshmitari, duke nënkupuar Milaim Bellanicën nuk ka arsye pse të sajojë.
Kryeministri Rama, tha se ka një raport famëkeq të Dick Marty që është bërë shkak për një rezolutë. “Qeveria e kohës e Sali Berishës dhe Metës e votuan pro, ndërkohë ne kundër”-tha Rama.
Më tej, kreu i qeverisë tha se Basha i bishton përballjes me të shkuarën e tij, i bishton ballafaqimit me publikun.
Por këto akuza, kreu i PD i mohon duke thënë se nuk ka qënë pjesë e hetimit të UÇK. Basha tha nga e njëjta studio një javë më parë, se në vendin tonë ka një dorë që fabrikon gjëra, duke akuzuar Edi Ramën.
Ndërsa sonte, nga studio e emisionit ‘Opinion’, Basha tha se disa kohë ka punuar në Mitrovicë, e më pas në Prishtinë, ku është angazhuar në punën për ngritjen e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
LEXO EDHE:
Basha: 3 genjeshtra të fabrikuara në një javë, pse bëhen sulmet ndaj meje?