Aktualitet

Basha sfidon Ramën nga Kukësi: Hajde në debat, mos ik si burracak














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:37 - 02/04/21 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha sfidoi kryeministrin Edi Rama për një debat publik.





Nga Kukësi, Basha tha se kryeministri duhet të tregojë çfarë ka bërë në tetë vite.


Basha theksoi se kur PD të jetë në qeveri, ai nuk do i bëjë bisht asnjë debati publik me kundërshtarët politikë.




“Mos i ik debatit si burracak, ai të tregojë se çfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj cfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj, ky është modeli politik që do të instalojmë në Shqipëri.


Unë nesër nuk do i fshihem debatit me kundërshtarin se na fut në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, tha Basha.


Gjatë shpalosjes së programit për të rinjtë, Basha tha se rritja e pagës minimale nuk do të vijë me dekret para fushatës por me një plan.

Lexo edhe :  Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shit-blerjen e votave

Basha premtoi gjithashtu se qeveria e re do të financojë 100% interesat e kredive bankare për blerjen e shtëpisë nga çiftet e reja dhe deri në fund të mandatit 4 vjeçar do të përfitojë 20 mijë familje.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas