Një ditë pasi dha dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ngjit sërish në zyrën e tij, kësaj radhe si një deputet i thjeshtë.
Ashtu si një ditë më parë, sërish refuzoi t’i përgjigjet interesit të medias nëse do të garojë për kreun e Partisë Demokratike.
Zgjidhja e krizë s në PD ka mbetur mbi kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj, një ndër besnikët e Bashës. Në ditën e parë të detyrës, Alibeaj u mundua të japë mesazhe bashkuese në radhët e deputetëve.
“Do të kemi kohë për të biseduar për të gjitha procedurat. E rëndësishme është buonsensi. Bashkimi është ndër demokratë. Bashkimi është ndër demokratë të sakrificës, të vuajtjes, të sakrificës që kanë bërë për 30 vite, që nuk kanë përfituar, që ndjejnë sot më shumë sesa kushdo peshën e madhe, pse jo të themi edhe të këtyre përplasjeve tona.”