Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje që të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe provokimi për prishjen e teatrit Kombëtar.
Teksa ka shpërndarë në Twitter mesazhin e Komisioneres se BE per Kulturën, Mariya Gabriel, Basha ka falënderuar “Europa Nostra” dhe ambasadorin Luigi Soreca, për mesazhet e tyre inkurajuese në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, siç është edhe ndërtesa e Teatrit Kombëtar.
“Faleminderit @GabrielMariya, @europanostra dhe @LSorecaEU për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore. Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK”, shkruan Basha.
LEXO EDHE:
Vendimi për shembjen e Teatrit, reagim i fortë nga komisionerja e BE për Kulturën