Aktualitet

Basha: Shqipëria krah Kosovës, larg çdo ambicieje personale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 30/12/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me delegacionin e Partisë Demokratike të Kosovës me në krye liderin e saj, Enver Hoxhaj.






Në fjalën e tij, Basha u shpreh se diplomacia shqiptare duhet të jetë tërësisht në dispozicion dhe në mbështetje të Kosovës, përkundrejt çdo synimi dhe ambicie personale në kurriz të qytetarëve kosovarë.


Kryedemokrati duket se i referohet qëndrimit të qeverisë Rama, por edhe mosmiratimit të një rezolute për gjenocidin serb.







“Sot kemi diskutuar për sfidat përballë të cilave ndodhet Kosova. Sfida që janë të përbashkëta dhe kam përsëritur qëndrimin tim të palëkundur që kontributi më i madh që Shqipëria mund të japë është të qëndrojë përkrah Kosovës, duke bërë thirrje për një qëndrim të unifikuar faktorëve politikë.




Lexo edhe :  Besnik Mustafaj: Berisha po zgjon PD-në, dy kuvendet karikaturale

Duke braktisur çdo axhendë apo synim për keqpërdorim personal të sfidave më të cilat përballet Kosova, dhe duke unifikuar vullnetet tona për të dalë edhe njëherë triumfues mbi këto sfida”, – u shpreh Basha teksa i mëshoi ndihmës së Shqipërisë për kalimin e sfidave integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare.



Lideri i opozitës tha më tej se Kosova dhe Serbia duhet të kenë njohje të ndërsjelltë, si parakusht për proceset stabilizuese dhe integruese në Ballkan. “Duhet të insistojmë për heqjen e vizave për Kosovën dhe për integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, – theksoi Basha.

Kryedemokrati u ndal gjithashtu tek procesi i nisur i Gjykatës Speciale kundrejt ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se nuk mund të kthehet në një proces kundër Kosovës dhe të gjithë Ushtrisë Çlirimtare.

1


Etiketa: , , ,

Pas