Aktualitet

Basha: Shumë shpejt do jem në Uashington






               Publikuar në : 22:26 - 22/08/19 |
mapo.al

Kryetari i Opozitës u shpreh sonte tek Syri-tv, se shumë shpejt do të jetë në një vizitë zyrtare në Uashington, me takime të rëndësishme në Kongres dhe Departamentin e Shtetit. Basha u shpreh se ka lidhje të fuqishme me Uashingtonin, e sidomos bashkim interesash me faktorë atje, për të pasur një Shqipëri të pastruar nga krimi, një vend ku nuk sundojnë bandat e drogës, dhe ku nuk pastrohen paratë e trafikut.


Basha tha se ka besim të patundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithatë, Basha tha se ndryshimi që të gjithë presim, vjen nga bërja e detyrave të shtëpisë, që është vendosja e ligjit, dhe dërgimi para drejtësisë të kriminelëve dhe pushtetarëve se kanë marrë peng vendin.


Etiketa: ,

Pas