Aktualitet

Basha: Siç nuk ndalet uji i Drinit dhe i Kirit mos i ndalni votat për ndryshim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 23/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Shkodrës. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit më 25 prill, Basha tha se ditën e dielë do të sjellim fitoren më të madhe dhe më të bukur, sepse do jetë fitorja e të gjithë shqiptarëve






Kryedemokrati Basha, tha se asgjë nuk e ndal vullnetin e shqiptarëve, ndërsa shtoi se kurrë më parë s’kanë qenë kaq plot me besim, kaq të vendosur dhe kaq të bashkuar për ndryshimin që po vjen.


Më tej, Basha falenderoi të gjithë qytetarët për pritjen entuziaste ndëra theksoi se Ramën do ta largojnë përfundimisht nga skena politike pas 8 viteve dështim e mjerim.





Duke iu drejtuar shkodranëve, Basha tha se  siç nuk ndalet uji i Drinit e i Kirit, mos i ndalni votat për ndryshim më 25 prill.



“Përgjigjen do ta marrin me votë në kutitë e votimit. Vëllezër dhe motra 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale. 2 ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. P



Lexo edhe :  Basha zbret në terren: Rezultati i zgjedhjeve s'do njihet kurrë

or siç nuk ndalet uji i Drinit e i Kirit, siç nuk ndalet uji i Bunës mos e ndalni asnjë çast punën derë më derë, zemër më zemër, derisa të mbushet plot ai liqeni i Shkodrës, plot si Adriatiku, me votat e ndryshimit çdo kuti votimi në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Korçë, në Tiranë e në mbarë Shqipërinë sepse ndryshimi që po vjen është ndryshimi për çdo familje.

Ndaj asnjë familje, asnjë prind, asnjë ri dhe e re nuk mund të mungojë. Votoni edhe për fëmijët tuaj, për ata të cilët luftojmë, për ata për të cilët do të zhvillojmë Shkodrën dhe ekonominë e saj, do të hapim vendet e punës, do të rrisim pagat dhe do të kthejmë kulturën, dijen dhe artin në piedestalin e lartë shkodran I cili ngrihet madhërishëm në të gjithë kapitujt e ndritur të historisë tonë kombëtare.”-tha Basha.

<
>
0905cfe5-eeb8-46ec-a76f-92114ea946f2 4c165611-4614-4c0c-8d5f-f1551c2b7546
1


Etiketa:

Pas