Kryesore

Basha: Sistemi shëndetësor drejt kolapsit, Rama asnjë masë për valën e dytë të Covid








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 13/10/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar sot situatën e rëndë sipas tij me shëndetësinë. Me tone të ashpra, Basha tha se Rama është direkt përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes. Numri i rasteve të të prekurve po shtohet, teksa testimi ka rënë.


Basha tha se mundësia e trajtimit e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2, është drejt limitit. Teksa ska asnjë masë tjetër nga qeveria. Kreu i PD, u shpreh se asnjë masë nuk po merret për mbrojtjen e mjekëve, apo për mbështetjen e mjekëve të familjes.


Basha denoncoi se qeveria është e para për të vjedhur me tendera sekrete gjatë pandemisë, po e fundit për të ndihmuar njerëzit. Eshtë i vetmi në rajon e në botë, që nuk ka marrë asnjë masë për valën e dytë të Covid, tha Basha, duke akuzuar Ramën.



Po ashtu, ai ka sjellë në vemendje se edhe vaksinimi i sezonit nuk po funksionon.

Lexo edhe :  Basha në familjen që humbi nënën dhe vëllain nga tërmeti, vajza e mbijetuar: Dua drejtësi (VIDEO)

Basha tha se çdo viktimë në këto rrethana, nuk është më nga pandemia, por si përgjegjësi e korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas