Aktualitet

Basha: S’ka asnjë parti të dalë nga PD, janë të krijuara nga Edi Rama








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:02 - 27/10/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sot krijimin e disa partive të reja nga spektri i djathtë.


Midis tyre, edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka njoftuar se do t’i bashkohet një grupimi të ri politik, ndërsa deputeti Myslim Murrizi e ka bërë fakt të kryer tashmë, duke regjistruar në Gjykatë partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare.


Por për kryedemokratin Lulzim Basha, asnjë nga partitë e reja nuk ka dalë nga PD, por janë të krijuara nga kryeministri Edi Rama.



“S’ka asnjë parti të dalë nga PD, ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama. Por prapë është i pashpresë. Madje kjo e tregon se sa i pashpresë është”– tha Basha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas