Kreu i opozitës Lulzim Basha ka sqaruar dje pozicionin e tij pse nuk ka preferuar të përfshihet në debatet apo akuzat që i vijnë nga kundërshtari i tij politik.
Basha tha se problem i tij kryesor, vazhdon të jetë varfëria dhe humbjet që po i rëndojnë në kurriz biznesit dhe qytetarëve, dhe jo retorika boshe e Ramës që tentojnë të sulmojnë Presidentin apo dhe vetë kreun e PD-së.
Basha la të kuptohet, se do vazhdojë politikën e injorimit ndaj Ramës të cilat sipas tij synojnë të tërheqin vëmendjen nga problemet akute të vendit.
“Shqetësimi im kryesor janë njerzit e thjeshtë. Shqetësimi im kryesor është fakti që 90% e shqiptarëve sot janë të këcënuar në të ardhurat e tyre minimale. Ku 45% e shqiptarëve janë të kërcënuar tek buka e fëmijëve. Shqetësimi im është që 70% e bizneseve nuk dalin as fit e fit, por shkojnë drejt humbjes. Shqetësimi im janë 100 mijë të papunë që po shtohen dhe vazhdojnë të shtohen dita ditës.
Shqetësimim im është shëndetësia në kolaps, dhe rraskapitja e mjekëve dhe infermierëve, që nuk trajtohen si heronj po trajtohen si argatë, një qeveri që nuk mban fjalën nuk mban premtimet, këto janë shqetësimet e mia, të tjerat jo vetëm që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve por ndihmojnë si një alibi për të tërhequr vëmendjen nga hallet e vërteta të shqiptarëve. Këto janë problemet e vërteta dhe unë nuk e kam as kohën dhe as luksin as moralin të merrem me diçka tjetër” tha Basha