Aktualitet

Basha-socialistëve: Shpëtoni PS-në nga krimi, keni përgjegjësi





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:14 - 08/07/19 |
mapo.al

Nga sheshi i protestës përpara Kryeministrisë, kryedemokrati Lulzim Basha, falenderoi qytetarët shqiptarë të cilët, sipas liderit të opozitës, braktisën votimet e 30 qershorit. Por Basha kishte edhe një thirrje të drejtpërdrejtë për socialistët të cilët tha ai kanë përgjegjësi të çlirojnë PS-në nga grabitësit dhe kriminelët, siç i cilësoi kryedemokrati.


“Fjalët e para të liderit të opozitës në protestë ishin për rezultatet që prodhoi 30 qershori, ku siç tha ai, shqiptarët refuzuam të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin. Basha tha se mijëra protestues në shehsin para kryeministrisë janë triumfi i shpresës mbi dëshpërimin, triumfi i kurajos mbi frikën, triumfi i popullit mbi qeverinë e keqe.



30 qershori ishte një referendum kundër së keqes. Ishte demonstrimi i mrekullueshëm i lirisë, i europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve. 30 qershori ishte dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcë të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës


Edi Rama vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe, prapë, vodhi vota, por ai nuk mundi dot të fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij nga populli. Refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës. Populli i bashkuar, populli i ndriçuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne bashkë i themi ”Ndal” qeverisë më të korruptur të Europës, “Ndal” politikës së krimit dhe të vjedhjes. Shqipëria është e njerëzve. Qeverisja është e popullit. Rama ik! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!.

Ju jam mirënjohës të gjithëve që na janë bashkuar në përpjekjet tona për qeverisje nga njerëzit dhe për njerëzit.  Faleminderit opozitës së bashkuar, ju jam mirënjohës. Bashkë jemi një uragan politik i pandalshëm. Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës“, u shpreh Basha.


Etiketa: , , ,

Pas