Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu se opozita sot do bëjë realitet djegien e mandateve parlamentare. Ai tha se rrethimi i Kuvendit me tela me gjemba tregon se Parlamenit ka rënë. Sipas tij ka rënë edhe qeveria e Edi Rama i cili sot, siç tha Basha, është larguar nga Tirana.
“Ky është një mesazh që do ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe “pupacët” e tij në Ministrinë e Brendshme. Policia e Shtetit përbëhet nga bura dhe gra të keqpaguar, ose kanë paguar ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës, ata kanë të njëjtat shqetësime si ata që protestojnë. Sot është ditë historike, dita e parë kur mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare.
Rrethimi i parlamentit me tela me gjemba si një regjim ushtarak. Mandatet do digjen sot, Parlamenti sot në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore ka mbyllur dyert sepse nuk është më Parlament dhe qeveria është larguar. Mbyllja e parlamentit dhe largimi i Edi Ramës të mos jetë ngjarje e vetëm një ditë por të vijojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Basha.
/Gazeta Mapo/