Aktualitet

Basha: Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 17:49 - 09/07/19 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar në profilin e tij në Facebook një video të protestës së 10-të kombëtare, përmes së cilës ka dhënë edhe një tjetër mesazh. Sipas kryedemokratit Basha, shqiptarët nuk duan fasada, por ndryshimin e madh që i jep fund tranzicionit dhe traumave që vendi ka kaluar e po kalon.


Postimi i Bashës
Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.
Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.
Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.
Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë.
Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.





Etiketa: , ,

Pas