Aktualitet

Basha: Anëtarët e SPAK të hetojnë inceneratorët, ose të dorëhiqen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:28 - 15/10/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë për herë të parë në konferencë për shtyp përpara gazetarëve me maskë anti-COVID. Nga selia blu, Basha akuzoi sërish qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe biznesin e prekur nga pasojat e pandemisë, ndërsa nga ana tjetër shpenzon miliona për plehrat, para të cilat sipas tij zhduken dhe nuk investohen.






Me tone të forta Basha i bëri thirrje SPAK-ut të nisë me urgjencë hetimet për aferën, sipas tij, 400 mln euro të inceneratorëve. Kreu i PD kërkoi nga anëtarët e SPAK të hetojnë milionat që kanë shkuar nga qeveria te ajo që ai e quajti “mafia e plehrave”, ose të japin dorëheqjen.


“Nga 75 milion euro që u janë dhënë inceneratorëve, vetëm një pjesë e vogël është investuar në to. Thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për aferën 400 milion euro të mafias së plehrave. I bëj thirrje medias: refuzoni paratë e mafias dhe denonconi aferën e mafias së plehrave! Ndërkohë që nr i viktimave shtohet nga COVID-i, kryeministri vjedh paratë e shqiptarëve. Vendet e tjera po ndalin edhe investimet e pastra publike; kjo qeveri dhe ky kryeministër vazhdon të vjedhë fondet publike. Një pjesë e medias po censuron denoncimet për mafian e inceneratorëve: Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Klodian MërtiriAnëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milion, ose të japin dorëheqjen”, u shpreh Basha gjatë deklaratës për shtyp nga selia e PD.

Lexo edhe :  Merkel konferencë për shtyp me Ramën: Shqipëria ka plotësuar kushtet për në BE






Kreu i PD përmendi planin me 5 pika të opozitës për t’i ardhur në ndihmë biznesit të prekur nga pasojat e pandemisë, qytetarëve në nevojë, pensionistëve, mjekëve dhe infermierëve, si dhe atyre që kanë humbur vendet e punës muajt e fundit.



“Me urdhëra për të vënë maska dhe larë duart, duan të lajnë duart nesër kur infeksioni të shkaktojë më shumë viktima. Përgjegjësia e qeverisë është që të ndihmojnë njerëzit pa ardhur më e keqja. Plani me 5 pika, rritja e numri të testimeve në 2500 në ditë. Plani me 5 pika, për mbulimin e paketës së mjekimit ambulator për të sëmurët në shtëpi. Plani me 5 pika, për sigurimin e pajisjeve spitalore dhe mjeteve mbrojtëse për mjekët e familjes dhe spitalet rajonalë. Kosova u jep sot bizneseve 60 milion euro, Shqipëria nuk u jep pensionistëve një shtesë mujore prej 20 mijë lekësh”, tha Basha, ndërsa e cilësoi kritike situatën në spitalet COVID të Tiranë.



“Dy spitale me COVID në kolaps total, spitalet rajonale nuk janë gjëkundi”, vijoi kreu i PD.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas