Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Basha sulmon Braçen: Ditën firmos koncensione, natën shan qeverinë në Facebook

by mapo.al
08/10/2021
in Aktualitet, Politika
0

Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi disa akuza ndaj qeverisë në lidhje me shtrenjtimin e çmimit të bukës, karburanteve si edhe pritshmërinë për krizën energjetike në vend, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me tregun ndërkombëtar, por lidhet me abuzimin e të majtëve.

Duke iu referuar protagonizmit të beftë në rrjetet sociale të ish-zv.kryeministrit Erjon Braçe, Basha tha se është pikërisht ky person që ka firmosur koncensionet me kosto te frikshme për qytetarët, ndërsa tani bën parimorin në Facebook.



“Kur ikën nga salla të dy, lanë atë firmosësin e koncesioneve që ka firmosur të gjitha koncesionet kur ishte zëvendëskryeministër. Ditën firmoste koncesionet, natën shante qeverinë në ‘Facebook’, e dini vetë për kë bëhet fjalë dhe doli ai tha taksën e ka vendosur qeveria e PD.

Nuk është e vërtetë. Taksa e qarkullimit me vërtetë është zhvendosur nga pulla tek litri i karburantit, por ka qenë 7 lekë, 8.4 përfshirë TVSH. Kemi bërë protesta ne, kemi ndalur makinat.

65% e çmimit të çdo litri karburant shkon për qeverinë. Ky është i vetmi shpjegim pse karburanti këtu është më i shtrenjtë këtu se në Kosovë e Maqedoni e Veriut. Sepse qeveria vjedh para nga xhepat e qytetarëve dhe nuk i çon tek qytetarët”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, shkaku kryesor pse karburanti është më i shtrenjtë në Shqipëri është taksa ‘Rama’, 240 lekë për litër.

Basha argumentoi se përse karburanti tani është shumë më i shtrenjtë se në vitin 2013 kur PD qeveriste.

“Edhe në parlament dje e patë që tha sa ishte çmimi në 2013. Kur vjen puna për të justifikuar rritjen që ai i bën çmimit të energjisë thotë e rritën tregjet ndërkombëtare. Kur vjen puna për t’u krahasuar me 2013 i harron tregjet ndërkombëtare. Në 2013 çmimi i naftës në bursë ka qenë 110 dollarë fuçia, sot është 79.

Pse është më e shtrenjtë nafta, benzina, karburanti shqiptar. Arsyeja kryesore është taksa Rama, 240 l/litër. 100 lekë i shtoi në janar 2014, plus 20% TVSH. 100 lekë i shtoi në janar 2015 plus 20% TVSH. 240 lekë për litër. E paguajnë të gjithë. Dje vetëm këtë çështje nuk e trajtuan as ai, as zëdhënësi i tij”, tha Basha.

Tags: akuzaBashaBraçe

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
“Feja jonë është BE”, Rama: Meritojmë hapa të tjerë

“Feja jonë është BE”, Rama: Meritojmë hapa të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In