Aktualitet

Basha takim me delegacion nga Presheva e Bujanovci: Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:39 - 12/02/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim një delegacion nga Presheva e Bujanovci. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka zbardhur detaje nga takimi.






“Kënaqësi te prisja në Tiranë, z. Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti, kryetar i Alternativës per Ndryshim në Bujanovc.


U ndalëm gjerësisht në gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritahmëritë e tyre për të nesërmen. PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, duke i konsideruar si çështje prioritare dhe angazhohet për të dhënë kontribut thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.







Lexo edhe :  Grupi për PD-në: Basha të dorëhiqet, akti i parë drejt reformimit të partisë

Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare si hap i domosdoshëm për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të tyre dhe që zëri i tyre të forcohet e të jehojë më fort në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Luginën e Preshevës.



Pres me kënaqësi të vizitoj së shpejti personalisht Luginën e Preshevës”, shkruan Basha, në një postim në FB.



1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas