Aktualitet

Basha takim me delegacionin Pan-Shqiptar Amerikan: Mirënjohje për kontributin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 07/07/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, kryesuar nga kryetari Bruno Ceka.






Ndërsa shpreh mirënjohjen, Basha thotë se delegacioni Pan-Shqiptar Amerikan ka dhënë një kontribut të çmuar, ndërsa shton se fokus i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit dhe kontributit shqiptaro-amerikan në dobi të kombit shqiptar.


“Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare.







Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, shprehet Basha.

Lexo edhe :  Përjashtimi i Berishës, Basha mbledh në seli 8 deputetë: Porosia


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas