Kryesore

Basha takim me kryeministrin slloven: Shqipëria s’ka alternativë tjetër veç BE














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 17/02/21 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Slloveni ku është pritur në takim nga kryeministri dhe kreu i Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.  





Basha e ka njohur kryeministrin Janša me planin e PD për integrimin e Shqipërisë në BE, përmbushjen e kushteteve si dhe për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Gjatë një prononcimi për mediat, Basha përcolli detaje nga takimi duke konfirmuar se Sllovenia do të mbështesë Shqipërisë në rrugëtimin e çeljes së negociatave me BE, gjatë presidencës 6-mujore.




Gjithashtu, kreu i PD i ka shprehur kreut të qeverisë sllovene se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit në familjen e madhe europiane.


“Sot pata kënaqësinë të takoja në Lubjanë, kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.


E njoha mikun tim, kryeministrin slloven me planin tonë për integrimin, angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke nisur nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit. Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për ta përshpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë si interesi më i madh i çdo shqiptari, si destinacioni ynë i vetëm.

Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po kështu, ne biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri, çka do të ndihmojë për punësimin e mirëqenien e qytetarëve tanë“, u shpreh Basha.

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas