Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi këtë pasdite një takim entuziast me mbështetës në Fier. Qindra qytetarë dhe dhjetëra automjete e pritën kryedemokratin në hyrje të qytetit të Fierit. Emocionet e kësaj pritje nuk i fshehu as kryedemokrati, i cili përcolli “live” në rrjetet sociale atmosferën e krijuar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Fier.
Përpara të pranishmëve, Basha u shpreh se radhët e opozitës po shtohen çdo ditë, duke e bërë bashkimin edhe më të fuqishëm kundër kësaj qeverie të korruptuar, siç e quajti lideri demokrat. Beteja jonë, tha Basha, nuk është për pushtet, por t’i dhënë fund rilindjes që ka kapur të gjitha pushtetet dhe tranzicionit të stërzgjatur, për t’i hapur rrugë Shqipërisë Europiane. Ora e fitores së kësaj beteje, tha Basha, po afron.
“Bashkimi ynë rritet nga dita në ditë, radhët e protestës popullore shtohen nga dita në ditë, sepse e gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë. Ne nuk luftojmë për karrige, ne nuk luftojmë për karrigen e një partie, ne luftojmë që pushteti t’i takojë çdo qytetari, ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale e qeveris, nga oligarkia e kusarëve, nga padrejtësia e zuzarëve, ne luftojmë për Shqipërinë si e gjithë Evropa.
Ne e luftojmë këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh tëpangopur e të babëzitur, e njëjta bandë kriminelësh të mos marrë më peng kryeministrin e radhës dhe qeverinë e radhës. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të ndalojmë njëherë e mirë fenomenin e shëmtuar të “Rilindjes” të kapjes së të gjithë pushteteve. Ne luftojmë t’i japim fund tranzicionit dhe t’i hapim rrugën e Shqipërisë Evropiane. Ora po afron për fitoren e kësaj beteje. Edi Rama do të largohet, është kapur duke vjedhur votat”, u shpreh Basha.
Lideri i opozitës foli edhe për rekomandimin e KE, por lideri demokrat theksoi se Këshilli Europian në mesin e muajit qershor do votojë që të mos hapen negociatat. “Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Evropian në qershor do votojë për mos hapjen e negociatave. Rama është fajtori i vetëm për këtë ndëshkim. Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama.
Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, sic kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian i qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi ramën dhe qeverinë e tij antievropiane. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin”, tha kryedemokrati Lulzim Basha.
Lulashe ora e fitores se piros po afron nuk te ka mbetur gje vetem tre anet dhe komplet mjedisi te vilat mbas 22 vitesh besoj se do te hapen.TUNG.