Kreu i PD, Lulzim Basha, ta zhvilluar sot takim me një biznes prodhues në Durrës. Një sipërmarrës tha se taksimi po i penalizon prodhuesit.
Kryedemokrati tha se do të ndihmojnë eksportin, dhe do të taksojnë importin. Basha tha se taksa do të jetë zero mbi lëndët e para për prodhimet shqiptare. Më tej ai shtoi se do të subvencionojë instalimet e paneleve diellore.
“Energjia e prodhuar nga panelet diellore, do të shitet menjëherë. Lidhja me rrjetin e shpërndarjes, në mënyrë automatike. Do të thjeshtojmë të gjitha burokracitë. Energjia në Shqipëri, në kolaps nga korrupsioni dhe monopolet.
Eleminimi i lejeve dhe burokracive, hapi i parë. Hapi i dytë, subvencionimi i energjisë diellore. Energjinë nga uji do ta eksportojmë. Efekti i parë, ulja e çmimit për konsumatorin.“-tha Basha.
Lideri i opozitës shtoi se me Ramën, kemi mbetur në vendnumëro për 8 vite. Basha tha se nuk do të jenë ortakë, por aleatë të biznesit. Më tej, ai theksoi se pas 25 prillit do të ndjehet ndryshimi në çdo rrafsh.
Etiketa: Basha, Durrës, takim me sipermarresit, Video