Aktualitet

Basha takim me Vjosa Osmanin: Kuvendi të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 18/12/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me presidenten e përkohshme të Kosovës, Vjosa Osmani.






Në konferencën për shtyp pas takimit në selinë blu me Vjosa Osmanin, Basha tha se kanë diskutuar për tre çështje kryesore.


Kreu i PD tha se çështja e parë ishte domosdoshmëria e unifikimit të qëndrimeve Kosovë-Shqipëri.







“Kosova dhe popullli i saj, pa mbështetjen e duhur nga Shqipëria.”-tha Basha.




Lideri demokrat tha se Kuvendi duhet të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Kosovë.



Basha tha se çështja e dytë e diskutimit ishte nevoja për të eliminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare mes dy vendeve.

Kreu demokrat tha se një nga vendimet e para të qeverisë time do jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit.

Ndërsa çështja e tretë e diskutimit, Basha tha se ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër kapjes së shtetit, krimit dhe korrupsionit.

Deklarata e plotë e kryedemokratit Lulzim Basha:

Përshëndetje! Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’i uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetares zë Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Dua ta falenderojë edhe një herë nga zemra për pritjen shumë të ngrohtë që më rezervoi gjatë vizitës së tij në Prishtinë në Korrik. Shumë ngjarje kanë ndodhur që nga ai moment. Kam pasur rastin dhe privilegjin të shkëmbejmë mendimet për të gjitha këto zhvillime me kryetaren e Kuvendit, ushtruesen e detyrës së Presidentit, zonjën Osmani.

Shkurtimisht dua të ndalem në tre prej tyre. Së pari, domosdoshmërrinë për një qëndrim të unifikuar mes Tiranës dhe Prishtinës në arenën ndërkombëtare sa i përketë gjithçka që lidhet me Kosovën. Dua të përsërisë para medias dhe opinionit publik, para zonjës Osmani dhe institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, zotimin tim dhe të Partisë Demokratike se pas 25 prillit do të ketë një kthesë rënjësore, një ndryshim rënjësorë të qasjes së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës dhe në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë në rafsh të parë, duke zhbërë atë që fatkeqësish Komisioni Europian ka konstatuar se një rënie e bashkëpunimit midis Tiranës dhe Prishtinës çka është e papranueshëme për Partinë Demokratike.

Në themel të ekzistencës tonë ka qëndruar gjithmonë çështja kombëtare. Jam krenar që personalisht dhe si pjesë e Partisë Demokratike kemi bërë gjithçka për pavarësimin e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Dhe jam jashtëzakonisht i brengosur nga fakti që në një kohë të vështirë për Kosovën, Prishtina zyrtare, institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës, nuk ka mbështetjen që duhet të ketë nga Shqipëria. Kjo do të ndryshojë.

Në këtë kuadër po kështu zotohem se kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjeshtë dhe vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, por edhe një kuadër të veçantë që do të obligojë të gjitha institucionet e Republikës të Shqipërisë të jenë edhe një herë në mbështetje totale të institucioneve të Republikës së Kosovës, siç ka qenë rasti deri para pak vitesh, me sukses dhe me prova suksesi të demonstruar.

Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. Ne nuk mund të lejojmë që vlerat dhe parimet për të cilat u ngritën bijtë dhe bijat e Kosovës dhe u flijuan më të mirët e kombit tonë, për të cilët patën mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe NATOS-s, të nëpërkëmben nga ata të cilët vazhdojnë të gjenerojnë agresorin që shkaktoi kaq shumë vuajtje, humbje jetësh dhe gjak gjatë luftrave të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe në veçanti në gjenocidin e viteve 98, 99 në Kosovë.

Në këtë kuadër do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë, por padiskutim qëllimi dhe përfundimi është dhe duhet të jetë njohja e ndërsjelltë e dy shteteve për të përfunduar kështu një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur rrugën e stabilitetit demokratik dhe integrimit europian të të gjithë shoqërive tona, që është aspirata e çdo qytetari të Kosovës, Shqipërisë, jam i sigurt edhe i vendeve të tjera të rajonit. Dhe kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam. Nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare të cilat pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve tona. Padiskutim ripërsëris sot, siç ripërsërita edhe në Prishtinë zotimin tim.

Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë Kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova. Ky sigurisht është minimumi.
Shumë më shumë duhet të bëhet, në veçanti duke pasur parasysh potencialin e jashtëzakonshëm të dy vendeve tona dhe gjendjen e vështirë ku ndodhen këto dy vende e në veçanti rinia e Shqipërisë dhe e Kosovës. Kemi një obligim të madh ndaj tyre. Një obligim të dyfishtë duke qenë përfaqësues të një brezi të ri në politikë dhe e dimë se e ardhmja ka emrin dhe fytyrën e rinisë shqiptare. E rinisë të Shqipërisë dhe e rinisë së Kosovës. Ndaj në këtë kuadër do të bëjmë gjithçka për të forcuar ekonomitë tona të cilat po vuajnë dhe po lëngojnë prej kohësh e në veçanti në këto kohë pandemie dhe për të rikthyer shpresën dhe besimin e rinisë dhe gjithë qytetarëve për të ndërtuar jetën e tyre përmes dinjitetit dhe punës., në ekonomi që prodhojnë punësim, konkurrencë dhe kushte të barabarta. Dhe parakusht për këtë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo është çështja e tretë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme që diskutuam me të cilën duhet të kemi një bashkëpunim të ngushtë.

Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha potencialet e lidershipit politik të profesionalizmit për të udhëhequr në luftën kundër korrupsionit, të kapjes së shtetit dhe krimit të organizuar, që është një parakusht për të ndërtuar një ekonomi të fortë, me vende pune për qytetarët, me vende pune për rininë dhe mirëqenie për të gjithë.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për mesazhet e qarta dhe të paekuivoke të kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës të shprehura edhe gjatë fjalës së djeshme dhe gjatë takimit me presidentin Meta, dhe ta sigurojë atë dhe përmes saj institucionet e Kosovës dhe popullin e Kosovës, që si kryetar i Partisë Demokratike dhe si kryetar i opozitës sot dhe nesër me përgjegjësitë që do të më ngarkojnë qytetarët shqiptarë, po padiskutim dhe si nip i juaj, do të bëj gjithçka që të rikthejmë bashkëpunimin në nivelet më të larta, sfidat janë të mëdha, mund të përballemi me sfida edhe më të mëdha dhe duhet ta dini se shumë shpejtë do të keni fuqinë e plotë të mendjes, të zemrës dhe të energjive të Shqipërisë në krahun e Kosovës dhe çdo qytetari të saj. Faleminderit zonja kryetare, zonja Presidente në detyrë!

Lexo edhe :  Osmani në Këshillin e Sigurimit: Një ditë do t’i bashkohemi kësaj tryeze

Deklarata e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani:

Faleminderit! Faleminderit Kryetar Basha!

Më lejoni t’ju falenderojë juve personalisht dhe gjithë ekipin tuaj për mikpritjen e ngrohtë këtu në selinë e Partisë Demokratike, dhe po ashtu për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm, që edhe ju, por edhe ekipi juaj ka treguar në vazhdimësi, pavarësisht rolit në të cilin keni qenë, me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me të gjithsecilin përfaqësues e Republikës së Kosovës.

Si përfaqësuese e këtyre institucioneve, si Kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrë së Presidentit, është detyrë e imja parësore që të flas me zërin që ma kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të paraqes kërkesat e tyre legjitime, dhe që të kërkoj atë që ata e kërkojnë natyrshëm. Pra, bashkëpunimin e sinqertë, siç e kam thënë, siç është mes dy motrash, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Një bashkëpunim të pa ekuivok një bashkëpunim që në asnjë moment nuk do duhej të kishte ndonjë barrierë apo keqkuptim dhe edhe në qoftë se ato mund të ndërtohen qoftë si keqkuptime qoftë si barriera të punojmë të gjithë bashkarisht pavarësisht cilës parti apo cilit institucion i takojmë që t’i eleminojmë se mbi të gjitha mos të harrojmë që jemi shqiptar. Dhe siç e thashë dije ne Parlamentin, në Kuvendin e Shqipërisë të punojmë bashkarisht që flamuri i Kosovës dhe Flamuri i Shqipërisë të valviten krahë njëra tjetër në të gjitha organizatë ndërkombëtare, jo pse kjo është një çështje teknike por është çështje fondamentale për fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Pra vërtet i kemi dy flamuj, jemi dy shtete sovrane dhe të pavarura por jemi një shpirt, një shpirt i pamposhtur dhe si të tillë edhe do të duhej të vepronim ndërmjet nesh por edhe para syve të botës. Besoj që kërkesa jonë si Republikë e Kosovës që Shqipëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që të dënoj gjenocidin Serb në Kosovë nëpërmjet një rezolute është kërkesë plotësisht legjitime kërkesë që nuk do të duhej të haste në vonesa e as në pikëpyetje dhe unë dua t’i falenderoj edhe institucionet që i kam takuar deri tani dhe në veçanti presidentin Meta por edhe sot ta falenderojë kryetarin Basha për përkrahjen që e dha tani lidhur me këtë propozim. sepse është e domosdoshme që sa i përket krimeve të llahtarshme që Serbia ka kryer në Kosovë nga krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, deri të genocide si qëllimi i qartë i Serbisë që të shfarosë popullin tonë ti dënojmë bashkërisht dhe me një zë të qartë dhe pa asnjë pikëpyetje të vetme. Sepse vërtet nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

Mjafton të vizitohet fshati Mejn i Gjakovës, ku dëshmohet që aty qëllimi i qartë i Serbisë nuk ka qenë thjeshtë spastrimi etnik por ka qenë që ta shfarosë në popull të tërë nga faqja e dheut. Ne sot jemi aty ku jemi, jemi gjallë si popull, i kemi shpëtuar këtij qëllimi të shfarosjes, mbi të gjitha për shkak të sakrificës së popullit tonë për liri, për shkak të luftës së drejtë që ka bërë ushtria jonë çlirimtare, por edhe për shkak të aleancave të fuqishme që kemi ndërtuar, për shkak se Shqipëria na ka qëndruar ë krahë në këto momente të vështira, por edhe për shkak se fuqitë më të mëdha botërore demokratike si, shtetet e bashkuara dhe shtetet e Bashkimit Europian ishin dhe janë me ne. Prandaj ashtu siç vepruam me një zë në të kaluarën, të veprojmë edhe të flasim me një zë edhe më të fuqishëm tani sepse tendenca e Serbisë dhe aleatëve të saj që ta ndryshojë historinë, që ta ndryshojë të vërtetën para syve tanë është tani më e fuqishme si kurrë.

Mos të lejojmë që ata të kenë sukses sepse po e falsifikojnë historinë. Historia ka ndodhë para syve të të gjithë botës. Pamjet e masakrave të Serbisë kanë ndodhur dhe janë regjistruar nga e gjithë bota. Ne nuk kemi nevojë ta ekzagjerojmë atë që ka ndodhur sepse dhe ashtu siç ishte, ishte mjaftueshëm e tmerrshme. Ishte përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoj koka e një njeriu normal prandaj të flasim që të gjithë për ato krime sepse pa e njohur të vërtetën, pa pasur drejtësi, asnjë nga shtetet tona të rajonit të Ballkanit perëndimor nuk do të mund të ecë përpara e nuk do të mund të kemi paqe dhe stabilitet në rajoni.

Shpresoj shumë që siç e kemi pasur përkrahjen do ta kemi dhe tash e tutje edhe më të kordinuar edhe më të fuqizuar sepse siç e thashë dje vetëm atëherë kur zërat tanë bashkohen mund të kumbojnë mjaftueshëm që t’i dëgjojë e gjithë bota. Faleminderit zoti Basha edhe njëherë për mikpritjen. Ishte kënaqësi ndër të tjera që ndër dhuratat që ne shkëmbyem ne t’i sjellim kristalet nga Mitrovica si një simbol i trefishtë.

Në radhë të parë I pasurive natyrore që Kosova ka dhe që Serbia akoma tenton t’i rrëmbejë. Në radhë të dytë si një simbol që presidenti historik i Kosovës doktor Ibrahim Rugova gjithnjë ua dhuronte miqve e në radhë të tretë por më e rëndësishmja sepse kristali ishte në formën e hartës së Kosovës për të simbolizuar pacenueshmërinë territorial të Republikës sonë. Dhe për këtë dua t’iu falenderoj edhe juve personalisht që keni mbajtur një qëndrim të paekuivok sa i përket sovranitetit dhe kufijve të shtetit tonë që janë ndër elementët themelorë të shtetësisë dhe të mbrojtjes së saj.
Faleminderit!

1


Etiketa: , , , ,

Pas