Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorë të Paskuqanit. Basha u shpreh se qeveria sot nuk jep llogari dhe u bëri apel qytetarëve që të bashkohen në protestën e 16 marsit.
“Do ndërtojmë një shtet ku qeveria të japë llogari. Të bashkohemi të gjithë në protestën e 16 marsit. Ne e kemi planin. Ulja e çmimit të naftës me 300 lek dhe uljen e taksave”, – u shpreh Basha.
Qytetari: Jam pensionist edhe punoj nga pak. Edhe ato lek që fitojmë na i merr shteti. Kam problem edhe me prona, s’më japin lekët.
Basha: Do të shfuqizojmë ligjin e Ramës për kompensimin e pronave. Kompensimi i pronarëve do bëhet me çmimin e tregut, jo me çmimin që ka mirtuar qeveria Rama. Shteti është një familje e madhe. Ku shkojnë lekët e taksave. Ne do të ndryshojmë këtë gjë që familja jote të kete mundësi të sigurojë të ardhurat. Burri të gjejë një vend pune. Portali, portali por nuk është shteti. Po të thotë vajza më bli një palë këpucë nuk i thua portali portali. Duhet të kesh shpresë. Të ftoj në protestë në 16 Mars
“Ju jap fjalën që do të heqim taksën e Rrugës së Kombit, duke larguar konçesionarin”, – tha Basha.