Aktualitet

Basha takon aleatët, kryefjalë aksioni opozitar (DETAJE)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 21/10/19 |
ro ot

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim aleatët e tij. Mësohet se mbledhja nisi rreth orës 17:00 në selinë e PD.






Raportohet se kryefjalë e këtij takimi është situata politike në vend, pas vendimit të Bashkimit Europian duke i thënë ‘JO’ çeljes së negociatave për Shqipërinë.


Po ashtu në këtë mbledhje opozita do të diskutojë në lidhje me rrugën që do të ndjekë në vazhdim si dhe do të flasin për reformën zgjedhore.







Në mbledhje me Bashën mësohet se janë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i PAA Agron Duka, kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i PDK Nard Ndoka.




***



Kjo është mbledhja e parë e opozitës së bashkuar pas vendimit të Këshillit të Europës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sakaq, paraditen e sotme nga selia blu lideri i demokratëve në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje kryeministrit, që duke ndjekur shembullin e kreut të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev të japë dorëheqjen dhe procesi i integrimit të vendit të shkojë përpara nga një qeveri e re legjitime, tha ai.

 

Lexo edhe :  Kim Mehmeti: PD-ja ka nevojë për kryetar që s'është rritur në...

LEXO EDHE: 

Moshapja e negociatave/ VOA: Opozita kërkon dorëheqjen e Ramës

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas