Kryesore

Basha takon bizneset në njësinë Nr. 8: Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:00 - 29/05/20 |
mapo.al

Ditën e sotme kreu i opozitës, Lulzim Basha ka takuar bizneset në njësinë nr. 8 në Tiranë. Basha përmes një postimi në Facebook shkruan se ekonomia shqiptare po vuan nga Ramavirusi.


Ai shton se nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.


“Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.


Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.


Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”, shprehet Basha.


Etiketa: , , , ,

Pas