Kryetari i PD, Lulzim Basha vazhdoi takimet me drejtues të lartë të PPE. Basha ka publikuar në rrjetin social ‘Twitter’ një foto me kreun e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul.
Kryedemokrati e ka cilësuar këtë takim si të shkëlqyer, ndërsa shkruan në Twitter: Me Presidentin e PPE Joseph Daul. Takim i shkëlqyer me një demokrat dhe europian të madh. #ShqipëriaSiEuropa.
Më herët, kreu i PD thotë se partia e tij po lufton për për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe se PD ka mbështetjen e PPP.
“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”– ka shkruar Basha.
Para disa ditësh, Daul shkroi: “Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”.
Basha takon pasuesen e Merkel, AKK shënon një fitore ndaj Orban