fbpx

Aktualitet

Basha takon Donald Tusk: Do luftojmë për hapjen e negociatave





               Publikuar në : 09:20 - 21/11/19 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Presidentin e sapozgjedhur të PPE-së, Donald Tuskt. Basha tha se do të luftohet fort për hapjen e negociatave.


Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, sic kemi bërë për anëtarsimin në NATO dhe heqjen e vizave”- shkruan Basha në një postim në “Facebook”.



Postimi i Bashës:


Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe ti uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.

Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, sic kemi bërë për anëtarsimin në NATO dhe heqjen e vizave.

Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë.


Etiketa:

Pas