Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu, kreun e Levizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Takimi vjen në kuadër te një vizite që Kurti po zhvillon në Shqipëri.
Basha thotë se e ka ururar Kurtin për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.
Më herët, Kurti u takua me kryeministrin Rama dhe më pas u prit në Presidencë nga Kreu i shtetit Ilir Meta.
Statusi i Bashës
Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.
Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 Prill dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.