Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Niko Dendias.
Basha u shpreh se është domosdoshmëri anulimi i ligjit të luftës si dhe çështja e detit të zgjidhet përmes Gjykatës Kushtetuese.
“Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës”, – shkruan Basha
“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, – shkruan Basha në Twitter.