Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Basha: Tani po e njoh Berishën, pa statut s’jemi parti por xhungël

by mapo.al
12/11/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Në një intervistë për News24, kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet më të fundit mes demokratëve. Ai u shpreh se vetëm tani po e njeh Sali Berishën, pasi deri më tani ka pasur një vello që e ka penguar. Basha kujtoi shprehjen e një miku, që; nëse do ta njohësh Berishën, duhet ta kesh përballë. Lidhur me kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, kreu i PD pohoi se duhet të zbatohet statuti.

“Për mua nëse aty ka 5 – 50 apo 500 firma të vlefshme, nuk janë firma, nuk janë letra, por janë demokratë dhe është detyra ime si kryetar i PD, të garantoj që të gjithë secila prej tyre të verifikohet sipas statutit, që është libri themeltar që mban bashkë demokratët. Është kushtetuta që kanalizon vullnetin e cdo demokrati, mbron të drejtat e cdo demokrati është ajo që mundëson funksionim e PD, si një parti demokratike si kudo në planet. Pa funskionimin e statutit jemi në xhungël”, tha Basha.

Ai shtoi se kjo e Berishës, është hakmarrje ndaj tij. Sipas Bashës, lideri historik nuk e mbajti fjalën që të mos e përfshinte PD në betejën e tij.

“Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar qartë se atë që e ka nisur si lëvizje për gjoja demokraci, e ka sebep. Hakmarrje ndaj meje, mund ta them me gojën plotë. Ai se ka luftën me mua as për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Vendimi ka ardhur nga SHBA-të, të cilët e kanë përcaktuar si non-grata, të padëshirueshëm politikisht. PD nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionojë si mburojë për një person të shpallur non-grata, secildo qoftë ai”.

Basha tha se vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, e mori duke ushtruar detyrën dhe përgjegjësinë e tij.

“Jam një kryetar i zgjedhur sipas statusit me parimin një anëtar një votë. Ky nuk është privilegj, por përgjegjësi. Përgjegjësia që merret nga anëtarësia, është që lidershipi të marrë vendime të tilla, te bazuara në statut dhe rregullorja, të miratuara kur Berisha ka qenë anëtar i PD. S’mundet kurrsesi që të ishte një akt lidershipi që të vendosja cilindo forum, kryesi, para zgjedhjeve që nuk është zgjedhje mes SHBA dhe Sali Berishs. Është barra e lidershipit, arsyeja se pse demokratet e zgjedhin kryetarin me këtë parim. Kjo rregullore është miratuar në 2018-ën”, deklaroi Basha.

 

Tags: Debati ne PDfoltorjaIntervistaKuvendi KombëtarLulzim BashareagimiSali Berisha

JU SUGJEROJME

Afrika e Jugut/ Tragjedi në një lokal nate, 17 të vdekur deri tani
Bota

Afrika e Jugut/ Tragjedi në një lokal nate, 17 të vdekur deri tani

26/06/2022
Vlorë/ Aksidentohet nga 29-vjeçarja, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksidentohet nga 29-vjeçarja, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

26/06/2022
Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   
Kosova

Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   

26/06/2022
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara
Kryesore

Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara

26/06/2022
Next Post
Basha pranon ndikimin e Berishës: Fitova ndaj Ramës në 2011, se ai qëndroi larg

Basha pranon ndikimin e Berishës: Fitova ndaj Ramës në 2011, se ai qëndroi larg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Afrika e Jugut/ Tragjedi në një lokal nate, 17 të vdekur deri tani
  • Vlorë/ Aksidentohet nga 29-vjeçarja, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital
  • Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   
  • Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara
  • Moti / 10 gradë më pak në 24 orë, ja kur pritet të thyhet i nxehti përvëlues



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In