Aktualitet

Basha te Kisha e Laçit: Ditë shprese në rrugën tonë të bashkimit







               Publikuar në : 10:14 - 21/04/19 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur ta festojë ndryshe këtë të diel të Pashkëve. Ai ka zgjedhur të vizitojë Kishën e Shna Ndout në Laç, një nga vendet e shenjta te besimtarëve të krishterë dhe jo vetëm. Nga Kisha e Laçit, Basha përcolli mesazhe urimi për këtë ditë, ndërsa u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si ditë shprese për t’u bashkuar për një të ardhme më të mirë dhe për të çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, siç u shpreh Basha.


“Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, për besimtarët e Krishtit dhe për të gjithë shqiptarët, Kishën e Shna Ndout në Laç dhe dua prej këndej t’u uroj gjithë besimtarëve, katolikë e ungjillorë, dhe të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar! Për shumë vjet Pashkët”. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit, në të cilën sot, nga kisha e Shna Ndout lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, në veçanti, për ata më në nevojë, për të vobekëtit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurtë, nën drejtimin e Zotit fuqiplotë.

Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Edhe njëherë, nga Kisha e Shna Ndout, gëzuar e Për shumë vjet, gjithë besimtarëve të Krishtit, gjithë besimtarëve katolikë, në veçanti gjithë shërbëtorëve të Zotit, në gjithë dioqezat tona, në Shqipëri, anembanë kombit shqiptar e në diasporë. Gëzuar të gjithë besimtarëve ungjillorë, gëzuar të gjithë shqiptarëve. Gëzuar, Për shumë vjet Pashkët. u shpreh Basha.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas