Aktualitet

Basha te naftëtarët e Ballshit: Do të jem zëri juaj deri në plotësimin e kërkesave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 20/02/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar naftëtarët e Ballshit të cilët prej disa ditësh ndodhen në grevë urie, për rrogat e prapambetura dhe kushte më të mira pune. Lideri i opozitës u shpreh se PD mbështet kërkesat e tyre, ndërsa akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se i ka braktisur. Basha ka postuar në Facebook foto nga takimi me naftëtarët e ngujuar, ndërsa ka premtuar se do të jetë zëri i tyre deri në plotësimin e kërkesave.


Postimi i Bashës
Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.



Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.
#PoTëDëgjoj



Etiketa: , , ,

Pas