Aktualitet

Basha: Teatri duhet restauruar, nuk do lejojmë shembjen – SPAK të hetojë vendimin e Këshillit Bashkiak





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:08 - 16/05/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha propozon restaurimin e Teatrit Kombëtar dhe ruajtjen e tij si monument kulture.


Në një lidhje direkte për emisionin “Kjo Javë” në News 24, Basha tha se Teatri i Ri mund të ndërtohet te Bulevardi i Ri.


Lideri i opozitës paralajmëroi se opozita do qëndrojë në mbrojtje të artistëve dhe aktorëve, ndërsa e quajti sulm antikushtetues çdo përpjekje të qeverisë për të shembur godinën.


“Teatri është monument kulture, ta restaurojmë dhe ta ruajmë. Te Bulevardi i Ri mund të ndërtohet një Teatër i Ri. Tirana nuk ka nevojë vetëm për një Teatër. Prishja e Teatrit është sulm i dhunshëm antikushtetues nga qeveri ilegjitime. Ne do të bëjmë gjithçka jo vetëm me planin e qëndrimit fizik aty. Ky është një shtet prej kartoni, i mbaruar që kërkon të trembë me gjoba”, u shpreh Basha.


Projektin e qeverisë për Teatrin, Basha e quajti aferë të pastër korruptive. Teksa parashtroi faktin se ku gjeti qeveria 30 milionë euro, me ironi Basha shtroi pyetjen se mos vallë ato i përkasin kryebashkiakut Veliaj, duke e quajtur atë “Lali Fiku”.

Mes të tjerash lideri i PD-së tha se për çështjen e Teatrit vihet në provë vijueshmëria e disa institucioneve, siç është SPAK, që sipas tij duhet të hetojë vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit.

“Teatri është afera e radhës e korrupsionit të Edi Ramës. Ne jemi i vetmi vend në botë që në mes të pandemisë, qeveria në shkelje të ligjit, po vrapon të shemb një ndërtesë që është monument kulture, në një aferë që është e lidhur me zabtimin e territorit dhe ndërtimin e kullave. Tani thonë, se afera e kullave është vënë në aneks. Thone se teatrin do e bëjmë me lekët tona! Unë kam takuar këto ditë qytetarë, biznese, në Sukth Durrës, në Shijak, gjendja është aty ku nuk mban më.

Në këto dy muaj që ka nxjerr Rama, është 58 milionë euro. Dje nuk është bërë asnjë pagesë. Ti paske 30 mln euro për teatrin?! Po ku i gjeti? Janë të lali Fikut. Ai është përgjegjës që ka infektuar Krujën,. Kurbin, Dhe dje kemi parë infektime në Durrës. Ai i ka rrasur nënat shqiptare në hapësira të vogla. Sepse ai refuzon që t’i paguaj. Paratë e taksave, ua çon incenatorëve. Ka hequr TVSH për jahtet. Kush ka jahte? Oligarkët. Pandemia e nxori lakuriq. Ai është e keqja e këtij vendi. Teatri është aferë e pastër korruptive. Këtu tregohet se nuk funksionin asnjë normë e shtetit ligjor.

Është test për disa institucione, siç është SPAK, që duhet të hetojë vendimin e Këshillit Bashkiak. Dhe anën e paligjshmërisë, pasi Bashkia nuk ka të drejtë të shemben një monument kulture. I gjithë ky turravrap, bëhet me një qëllim, që të hiqet vëmendja që Rama është kryeministri më i dështuar në Ballkan, si rezultat i dështimit të ndihmës për njerëzve. Shqipëria ndodhet para një dimri ekonomik më të keqin. Kriza ekonomike do të jetë me e thellë”, tha Basha.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas