Kryesore

Basha thirrje Ramës: Rrit urgjentisht testimet për koronavirusin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:50 - 25/10/20 |
mapo.al

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë një tjetër thirrje qeverisë që të rrisë numrin te testimeve për të zbuluar të prekurit me koronavirus me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes.





“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa urgjentë në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”, shkruan ai.


 




 


Më herët ishte presidenti Ilir Meta që kërkoi rritjen e numrit të testimeve duke u shprehur se Shqipëria është e fundit në Europë.

Lexo edhe :  Basha me profesionistët e lirë: Tatim mbi të ardhurat 9%, sigurime shoqërore 18%

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, shkruante Meta.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas