Aktualitet

Basha: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me platformën anti-mafia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:15 - 30/11/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u zotua edhe njëherë këtë mbrëmje se trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me qeverisjen e tij.



I ftuar në “Log” me Endri Xhafon, Basha tha se trau do të hiqet me platformën anti-mafia.


Sipas kreut të demokratëve këtë shoqëri nuk do t’a dominojë më mafia.




“Mafja janë që ligjin, kushtetutën, parlamentin, qeverinë, vendimmarrjen ja nënshtrojnë përfitimit të tyre personal. Mund të jenë politikanë, mund të jenë biznesmenë, mund të jenë anëtar të krimit të organizuar që merren me paratë e pista”, tha Basha.



Pjesë nga biseda:


Lulzim Basha: Trau. Po, po trau do të hiqet. Do të hiqet trau i Rrugës së Kombit.

Esiona Konomi: Me çfarë kosto, me çfarë fature zoti Basha?

Endri Xhafo: Kush do ti paguajë paratë e koncesionit?

Lulzim Basha: Me platformën anti-mafia që po ta projektoni aty dhe më vjen mirë…

Esiona Konomi: E kemi lexuar shumë mirë.

Fatos Hakorja: Mendon që ka vepër penale që do ta kalojë ligji anti-mafia në këtë koncesion?

Lulzim Basha: Po, po. Nëse ju mendoni që këtë qeveri do ta dominoj mafia, unë ju them jo nuk do ta dominojë mafia.

Fatos Hakorja: Kush janë mafia në këtë rast?

Lulzim Basha: Mafja janë që ligjin, kushtetutën, parlamentin, qeverinë, vendimmarrjen ja nënshtrojnë përfitimit të tyre personal. Mund të jene politikan, mund të jenë biznesmen, mund të jenë anëtar të krimit të organizuar që merren me paratë e pista.

Lexo edhe :  "Bashkë kundër së keqes" - Çifti Basha viziton ekspozitën e veçantë

Endri Xhafo: Trau është Kastrati.

Esiona Konomi: Trau është kontratë?

Lulzim Basha: Trau është Kastrati, është Salillari, është Edi Rama. Ju mund të doni të bëjmë..

Endri Xhafo: Jo nuk dua të bëj sinqerisht.

Lulzim Basha: Të bëj prokurorin këtu por unë këtu si kryetar i opozitës. Trau do të hiqet, teatri po kështu ka kontratat do shkojnë para drejtësisë, para asnjë prej këtyre nuk do të qëndroj janë pjesë e propagandës qeveritare. Asnjë opozitë në Ballkan nuk ka bërë betejën që ka bërë opozita ime.

Asnjë kryetar opozite në Ballkan nuk ka marrë vendimin që kam marrë unë për t’u përballur me një autokraci në rritje. Dhe ndaj kësaj Edi Rama nuk ka absolutisht asgjë për të thënë përveçse për të përhapur helmin e propagandës që ne i lëmë kauzat në gjysëm kur në fakt është ai i cili ka çuar drejt shkatërrimit arbitrar tek Astiri dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi penale kur të vijë dita.

Është ai që ka prishur teatrin në kohë pandemie. Do të mbajë përgjegjësi penale. Është firma e tij tek trau dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi. Do të mbajë përgjegjësi për të treja. Për këtë natyrisht duhet që kësaj padrejtësie t’i vihet një fre siç do t’i vihet fre me 25 prill. Pas kësaj të treja këto kontrata, të treja këto zotime do të marrin jetë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas