Aktualitet

Basha tregon çfarë u tha prokurorëve për Ballën dhe “Toyota Yaris”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 25/07/19 |
ro ot

Lulzim Basha qendroi para prokurorëve përreth 1 orë e 30 minuta. Ai u pyet nga prokurorët belg për çështjen e “Toyota Yaris”. Në përfundim të marrjes në pyetje, Basha u tha gazetarëve se “dhashë sot informacine të plota për çështjen e Toyota Yaris. Kam folur më shumë se sa kam deklaruar në publik”, u shpreh ai.






Më tej Lulzim Basha u shpreh se për këtë çështje sot Taulant Balla duhet të ishte në burg.


“Trafiku i drogës dhe paratë e pista janë problem për vendin. Qeveria dhe Edi Rama është kthyer në përfituesin kryesor të pastrimit të parave. Koncesionet, tenderat mbi truallin publik bëhen për pastrimin e parave të krimit e drogës. Synimi kryesor i Edi Ramës është që të akumulojë para dhe pushtet për veten dhe ortakët. Politika dhe synimi i vetëm i Edi Ramës është mbajtja e pasurive të shqiptareve dhe pastrami i parave. Koncesioni i Milot-Balldre, tenderi i Unazës së Re, ndërtimi i stadiumit, ndërtimi që duan të bëjnë tek Teatri janë të gjitha pastrim parash. Për këtë aryse PD e ka prioritet nr.1 .Ne do të ndjekim paranë dhe do ta hetojmë atë. Ne do të vëmë para përgjegjësisë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë dhe do të konfiskojmë paratë që kanë ardhur nga krimi”, deklaroi kreu i PD-së./Mapo.al

Lexo edhe :  Rritja e çmimeve, Basha: Mbështesim çdo reagim popullor






Lexo edhe:
“Mbaje mend zgërdhimtar”, deklarata që çoi Bashën te prokurorët belg




*Në foto Basha duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë



1


Etiketa: , , , , , , , ,

Pas