Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas thirrjes për protestë, për rrëzimin nga posti, të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka nisur punën për organizimin e protestës.
Mësohet se protesta do të zhvillohet ditën e shtunë, më 26 maj, në orën 11:00.
Ende nuk dihet vendi se, ku do të zhvillohet protesta, pasi kjo varet nga veprimtaritë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.