Aktualitet

Basha: Turizmi sektori më i goditur, Rama asnjë masë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 14/05/20 |
mapo.al

Pas takimit me bizneset në Durrës, kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar turizimin si sektorin më të goditur. Sipas Bashës qeveria nuk ka marrë asnjë masë.


Postimi i Bashës:


Turizmi në Durrës është padyshim sektori më i goditur nga pandemia dhe tërmeti i nëntorit. Deri më sot qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndihmuar operatorët turistikë, hotelerinë dhe biznesin e turizmit që janë dhe burimi kryesor i të ardhurave për familjet durrsake. Në takim me disa prej tyre u njoha me problemet e mëdha me te cilat po përballet turizmi në Durrës ndërsa shqetësimet e operatorëve deri më sot kanë rënë në vesh te shurdhër.


Problemet e tyre janë të lidhura me mungesën e mbështetjes financiare, hapjen e kufijve tokësorë dhe koordinimin me Kosoven por dhe me Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi për të stimuluar turizmin kombëtar dhe rajonal.


Operatorët e turizmit në Durrës kërkojnë:

1. Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punonjësve të sektorit dhe subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

2. Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

3. Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qëndrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht.

4. Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

5. Rishikimin e tarifave për plazhet dhe heqjen e tarifave për vendet e vizitave apo institucionet kulturore që do të vizitohen nga turistët.

Ramavirusi që ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, për turizmin është vdekjeprurës për shkak të masavë kaotike dhe mosdhënien e ndihmës nga ana e qeverisë. Shqiptarët varfërohen, turizmi po lëngon ndërsa Edi Rama mendon të pasurojë vetëm oligarkët e tij duke i vënë në dispozicion pasuritë dhe lekët e shqiptarëve.


Etiketa: ,

Pas