Kryetari demokrat, Lulzim Basha, mbajti një fjalim relativisht të gjatë në protestën e sotme.
Por mes rreshtave, Basha u dërgoi një mesazh shqiptarëve, të cilët vazhdimisht e kërkojnë liderin që të premtojë bëma të mëdha dhe të hiqet si profet.
Ai tha se Shqipëria ka nevojë për udhëheqës normalë.
Prej kohësh, Basha është ‘nën akuzë’ se ai është një lider normal.
“Ne duhet të çlirohemi nga përpjekja për të gjetur udhëheqës të mëdhenj që premtojnë bëma të mëdha, që rrahin gjoksin si profet.
Shqipëria ka nevojë për udhëheqës normal, që punojnë për njerëzit, që respektojnë njerëzit, që sillen si europianë, që janë modestë dhe të përulur si europianë dhe nëse nuk sillen si të tillë duhet t’i ndërrojmë sa më parë pa pritur që e keqja të bëhet mal.
Për këtë duhet të kemi besim tek vota. Njerëzit mendojnë se vota e tyre nuk ka vlerë. Kur njerëzit mendojnë se vota e tyre nuk mund të sjellë ndryshim atëhere vota me të vërtetë nuk ka për të patur vlerë, atëherë vota do të shitet e do të blihet, atëhere vota do të dhunohet.
Arma jonë e demokracisë është qytetari i lirë dhe votë në dorë por mbi të gjitha ne kemi nevojë për besimin tek vetja, tek forca jonë, tek energjia jonë, tek fuqia jonë. Ne kemi nevojë të besojmë se ne mudn të bëjmë Shqipërinë, kemi nevojë të besojmë se ne mund ta mposhtim të keqen e të ndërtojmë të mirën.
Nëse 5 vitet e fundit kanë treguar një gjë është kjo; sa herë njerëzit janë bërë bashkë qoftë edhe pak qindra, ata ia kanë dalë. Mendoni se sa të fuqishëm jeni kur bëhemi bashkë me mijëra, me dhjetëra mijë, me qindra mijëra. Atëhere pushteti do të jetë vërtetë i njerëzve dhe të shërbim të njerëzve,” tha Basha.
Ndërkohë që Basha fliste, edhe kryeministri Edi Rama ishte në transmetim live në FB nga Berati. Megjithatë interesi dukej se ishte më i madh për kreun demokrat, diçka e pazakontë kur dihet fiksimi dhe interesi i Ramës për median sociale.
Atehere pse ke ballsamosur ate merhumin qe veneroni te gjithe dhe ju mban peng, Duke e katandisur PDne ne qenin roje, ne joliben jashte kulles se Shkelzenit?!
Lider te thjeshte PO, por jo teveqele te tredhur, qe i bejne gojore nje mumje politike, qe perlyhet me jashteqitjet e veta