Kryetari demokrat, Lulzim Basha komentoi anullimin e tenderit për lotin e parë të Unazës.
Basha tha se ky vendim erdhi pasi dikush ka paraqitur një ofertë më të ulët prej 5 milionë euro, duke hedhur në erë pazarin mes Ramës dhe Rrok Gjokës.
Basha tha se tenderi ishte parashikuar t’i jepej Gjokës, i cili, sipas tij, ka paguar edhe kaparin, por u fut dikush me ofertë shumë më të ulët dhe prishi gjithçka.
Edi Rama reagoi nga vendi, nga karrigja e kryeministrit në Parlament, por pa foni. Nga sa u kuptua, ai i drejtohej Bashës duke i thënë ku e di ti, ku e di ti.
Skualifikohen të gjitha ofertat e paraqitura për Unazën e Re