Kryesore

Basha: Vendi në kolaps shëndetësor dhe ekonomik, Rama merret me trillime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 17/11/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën e koronavirusit dhe atë ekonomike që po kalon vendi.





Basha thotë se në një kohë kur vendi është në kolaps shëndetësor dhe ekonomik, kryeministri merret me trillime dhe gënjeshtra, duke iu referuar akuzave për hetimin e UÇK-së.


Kryedemokrati akuzon Ramën se për 7 vite me radhë shkatërroi ekonominë. Basha ka publikuar edhe një tabelë që tregon se sipas FMN, ekonomia shqiptare është më pak e kredituara në rajon.





“Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.


Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!

Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”, shprehet kreu i PD.

Lexo edhe :  Pse punëmadhi Rama kërkon papritur të qeverisë me gjumashin Basha

Postimi i Bashës në rrjetet sociale

LEXO EDHE: 

Basha mesazh Ramës: Në vend të gënjeshtrave ndaj meje, mund të shpëtoje jetë nga koronavirusi

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas