Kryesore

Basha: Vendi po shkon drejt konfliktit civil, jemi gati për përballje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 12/01/19 |
mapo.al

Në deklaratën për mediat nga selia e PD, kryedemokrati Basha apeloi kryeministrin Edi Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve, ose në të kundërt u shpreh ai vendi shkon drejt një konflikti civil. Ndërsa akuzoi prokurorinë si bashkëfajtore, Basha kërkoi prej saj të hetojë futjen e policisë në shkelje të ligjit në auditorë.


“Jemi i vetmi vend në Europë dhe botë ku policia është futur në ambiente universitare ku studentët po protestojnë më ligj. Ligji për arsimin e lartë e thotë qartë se ndërhyrja e policisë bëhet me kërkesë të titullarit, cenimi i paprekshmërisë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë. Me heshtjen e saj ajo po provon se është bashkëfajtore me falangat kriminale të një të marri që ka udhëruar dhunimin e studentëve. Mbështetje totale për çdo veprim të studentëve të kërkesave të tyre të drejta, opozita do vijojë të mbrojë të drejtën e studentëve. Kjo shkelje flagrante e ligjit po shtyn vendit drej një konflikti civil. Pasi kanë vjedhur e zhvatur paratë e prindërve, të taksapaguesve, të infrastrukturës tani po dhunojnë edhe fëmijët. I bëj thirrje Edi Ramës të ndalë represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike e fizike ndaj tyre. Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin në konflikt civil,” u shpreh Basha.



Kryedemokrati është ndaluar edhe në izolimin e banorëve nga bora dhe braktisjen e madhe nga shteti dhe institucionet përgjegjëse.


“I bëj thirrje prokurorisë të nisë pa vonesë hetimin se ku kanë shkuar lekët e taksapaguesve dhe të marrin përgjegjësi penale një për një drejtuesit, pronarët dhe zyrtarët përkatës nga ata që kanë firmosur kontratat e deri te ministri, që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi gjendjen e mijëra familjeve të izoluara nga bora të mos mbetet pa përgjegjës e që këto para t’i kthehen arkës së shtetit dhe taksapaguesve”.

Basha ka theksuar se opozita dhe PD nuk do të rrijë duarkryq, duke folur për një përballje masive dhe në çdo drejtim.

“Ajo që po paralajmëroj si opozitë është që mostërheqja nga ky skenar, do të çojë në përballje civile për marrjen e fatit të qytetarëve në duart e tyre, nuk do rrimë duarkryq as të përkundim shqiptarët në endërr të gënjeshtërt, as të lëmë këta të korruptuar të zhysin vendin në gënjeshtër, kjo do të marrë fund. Përballja totale për të rikthyer drejtësinë, Kushtetutën dhe pushtetin në duart e qytetarëve nuk do të vonojë dhe i bëj thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe cdo institucioni të pakapur nga Rama të bëjnë detyrën sa nuk është tepër vonë”, tha ai.


Etiketa: , , , ,

Pas