Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video ku i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas komenteve të këtij të fundit lidhur me rritjen e pagave nga qeveria “Berisha”.
Basha thotë se po i jep leksione Ramës duke risjellë shifrat e rritjes së pagave nga qeveria e mëparshme demokratike dhe krahasimin me qeverinë e PS. 200% ka qenë rritja e pagave për periudhën 2005-2013, dhe 15% nga 2013-a e deri në 2021.
“Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike.
Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes.
Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës. Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit“, thekson Basha.