Aktualitet

Basha vijon takimet në Rrogozhinë: Bujqësia ka 7 vjet në krizë të thellë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:18 - 27/05/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me fermerët në Rrogozhinë. Basha u shpreh se  bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë.


Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre”, – shkruan Basha.


Postimi i Bashës


Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën.
Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.


Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre.

Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës.

Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe.

Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit.


Etiketa: , , , ,

Pas