Lulzim Basha, tashmë në rolin e deputetit, vijon me takimet me demokratët në rrethe. Ai u takua sot me demokratët e Beratit, për të diskutuar lidhur me situatën e brendshme në të cilën ndodhet PD prej disa muajsh.
Një ditë më parë ishte në Mirditë, ndërsa ka pasur një sërë takimesh në bazë.
Basha dha dorëheqjen si kryetar disa javë më parë duke lënë si kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. Largimin e tij Basha e ka cilësuar si sakrificë për bashkimin e demokratëve.
Kujtojmë që dorëheqja e tij erdhi pas kërkesave të shtuara nga deputetët e grupit parlamentar, madje edhe nga ata që cilësoheshin si mbështetës të tij.