Aktualitet

Basha viziton 3 familje në Tiranë: Do sjellim ndryshim të madh në qeverisje (Video)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 08/03/20 |
mapo.al

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar një familje në Tiranë, ku është njohur nga afër me problemet me të cilat ata ndeshen përditë. Basha shprehet se është njohur me faktin se familja e cila jeton në kryeqytet ankohet për ekonominë, për emigrimin, për papunësine e lartë etj.





Kreu i opozitës premton se me ardhjen në pushtet të demokratëve, kjo gjendje e rëndë do të ndryshojë. Lulzim Basha tha se situata do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore, ndërsa vlerëson se do të ndalet njëherë e mirë emigrimi masiv.





Postimi i kreut të PD Lulzim Basha:


#PotëDëgjoj


Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas