Kryesore

‘Basha vjen me ofertë serioze’, Agron Gjekmarkaj: Partitë e reja duan ndryshimin, do bashkohen me opozitën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:45 - 27/11/20 |
mapo.al

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në “News 24” deklaroi se Basha është një kandidat për kryeministër, që vjen me ofertë serioze.



“Rama do që të lërë Bashën në hije. Këta janë 5 muaj jetikë për opozitën, sepse do të duhet të fitojë zgjedhjet më 25 prill. Opozita duhet të bashkonte më shumë të djathtët. Çdo votë e të djathtëve vlen.


Opozita duhet të veprojë shpejt, sepse njerëzit e gjykojnë edhe për bashkimin e një fryme të përgjithshme. Është opozita ajo që duhet të vijë dhe kjo opozitë e ka kandidatin për kryeministër, Bashën, që ka program normal për të nxjerrë Shqipërinë nga ky batak ku jemi”, tha Gjekmarkaj.




Agron Gjekmarkaj theksoi se rreth 2000 familje vazhdojnë të jetojnë në çadra që nga tërmeti i 26 nëntorit, kurse shtoi se kryeministri e ka politizuar edhe çështjen e strehimit.

Lexo edhe :  Gjekmarkaj: Kadare, emër e rival i papërkufizuar i letërsisë dhe tiranit Hoxha


Tërmeti më 26 nëntor ishte tronditës. Qeveria tha se do të nisë rindërtimin, por akoma jemi në retorikë. Pak ndërtime janë bërë. Jemi në prag dimri dhe gati 2000 familje jetojnë akoma në çadra e kjo është e trishtë.


Kryemiinistri po e politizon çështjen. Basha po përqëndrohet tek ekonomia, që është pjesë e dobët e kësaj qeverisje. E shoh efikas reagimin e presidentit. Rastësia e bën bashkë presidentin me opozitën”, u shpreh Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj nënvizoi se partitë e reja duan ndryshimin, prandaj ata do bashkojnë votën me opozitën.

“Partitë e reja që duan ndryshim, do bashkohen rreth opozitës. Është e kotë të thuash që partitë e vogla do të përmbysin qeverinë, prandaj do mbështesin opozitën e vendit.

Opozita mund të kritikohet, por mbetet e vetmja shpresë për ndryshim. Pandemia do jetë pjesë e fushatës. Demokracia është shumë e brishtë”, tha Gjekmarkaj.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas