Aktualitet

Basha: Vlora e refuzoi Ramën, braktisi votimet moniste






               Publikuar në : 14:32 - 11/07/19 |
mapo.al

Lideri i opozitës zhvilloi sot në Vlorë nje takim me strukturat e partisë, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.


Basha ka zbritur në bazë për të diskutuar situatën politike pas 30 Qershorit. Duke folur me strukturat e partisë ai tha se Vlora spikati me refuzimin që i bëri Edi Ramës më 30 Qershor, pasi në votime dolën vetëm 14 përqind e votuesve. “Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit, tha Basha.

Më tej, u shpreh se “PD e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe po vazhdon të punojë pa ndërprerje për ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që duan shqiptarët, në mënyrë që këtë masë refuzuese ta kthejmë në një maxhorancë kombëtare për ndryshim”.

Lideri i opozitës tha se “për nga vendimet e marra, kjo është qeveria më antipopullore, më antikonbëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada”. Basha tha se “akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër. Vendime qe varfërojnë njerezit, i fusin duart e kryeminstrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar”.

“Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”-tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas